>
LETERSISHQIP

Është Një Ēndërr Që Më Shfaqet

Është një ëndërr që më shfaqet,
Netëve kur bie shi,
Me trishtimin tim kënaqet,
Edhe qesh si fëmi.

Nuk ndalon dhe pse mē sheh,
Të lënduar, gjysëm njeri,
Pastaj nis edhe kërcen,
Me heshtjen, një vals të ri.

I pëlqen të luajë bujshëm,
Të dëgjohet anembanē,
Edhe shpirtin tim të ujshëm,
Ta ngrejë lartë si uragan.

I pēlqen vetëm të shfaqet,
Dhe mos më lejë ta prek,
Ai që dikur unë doja,
Tani ndodhet diku gjetkë.

Është një ëndërr që më shfaqet,
Atëherë kur nuk e pres,
Ma sjell dhe atë me vete,
Të më shohin tek po vdes