>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Disa

Disa, kanë lindur për të qaŕë,
Disa të tjerë për të vrarë,
Disa prej nesh për të gënjyer,
Disa, me master për të fyer.

Disa të tjerë për të pirë,
Disa nga ne me gjak të ngrirë,
Disa kanë lindur politikanë,
Që u nxifshin, u bëfshin katran.

Disa kanë vila me pishinë,
Disa nuk kanë as ujë të pijnë,
Disa me Porche e Jaguar,
Disa me dele e gomarĕ.

Kjo është bota ku jetojmë,
Të rrojmë e ta gëzojmë.