Edna Kapurani
Më Sill Një Gur Nga Vendi Im
Ti o zog që fluturon,
Më sill një gur, nga vendi im,
Ta vë si jastëk në kokĕ,
Pastaj të humb në ëndërrim.
Të shoh njerzit, që s"kam parë,
Tu prek faqet plotë me rrudha,
E të endem si e marrë,
Andej nga të më çojë udha.
Tu flas rrugëve që më rritën,
Atyre që qanë për mua,
Penxhereve që më pritën,
Ujit të kristaltë në krrua.
Ti vë një lule babait,
Përmbi portën e mermertë,
Ti shtrëngoj dorën vëllait,
Ti them, të dua përjetë.
Të takoj miqtë e mi,
Se na hëngri largësia,
Të pijmë nga një gotë raki,
Të na shtohet dashuria.
Dhe në fund ti zog krenar,
Të më biesh një grusht dhe,
Në të thënçin që kam qarë,
Ti t"ju thuash që s'mē pe.
Më sill një gur, nga vendi im,
Ta vë si jastëk në kokĕ,
Pastaj të humb në ëndërrim.
Të shoh njerzit, që s"kam parë,
Tu prek faqet plotë me rrudha,
E të endem si e marrë,
Andej nga të më çojë udha.
Tu flas rrugëve që më rritën,
Atyre që qanë për mua,
Penxhereve që më pritën,
Ujit të kristaltë në krrua.
Ti vë një lule babait,
Përmbi portën e mermertë,
Ti shtrëngoj dorën vëllait,
Ti them, të dua përjetë.
Të takoj miqtë e mi,
Se na hëngri largësia,
Të pijmë nga një gotë raki,
Të na shtohet dashuria.
Dhe në fund ti zog krenar,
Të më biesh një grusht dhe,
Në të thënçin që kam qarë,
Ti t"ju thuash që s'mē pe.
Komente 0