>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Çdo Gjë Për Ty Më Flet

Tani çdo gjë për ty më flet...
pikat e shiut përmbi xham,
gurët e shtruar në qytet..
edhe hëna mbi jorgan!

Edhe njerzit që si njihja.
gjëra për ty tani më thonë,
poezitē që shpesh lexoj...
dhe ringtonet në telefon!

Edhe lulet në parvaze...
pëshpërisin kur kaloj,
ndonjëherë të them të drejtēn..
bëj sikur nuk I dëgjoj!

Por mē shumē kjo zemra ime.
vetëm flet dhe nuk pushon,
nëpër rrugë, nëpër parqe...
si e çmendur të kērkon!!

Tani çdo gjë për ty më flet..
as yjet s'më lënë rehat,
emrin tënd thonë nëpër dhëmbë...
dhe në qiell fshihen prapë!!

Dhe pse dua të t'harroj..
e kupton? Se ashtu duhet,
por je si dielli qē përvëlon..
digjet flakë por nuk shuhet!