>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Kërko

Kërko një ëndërr që të kapesh..
Si degë peme shumë të fortë...
Një shpresë të vetme në magji vargjesh..
Beso në vetvete sikur në Zot!

Mos I ler vetmisë shtigje..
Që të përhapet në çdo kënd...
Kërko ndër më të bukurat brigje..
Të ndërtosh sarajin tënd!

Në këtë botë shumë meriton..
Kurrkund nuk ka të dytë si ti...
Dhe pse shumë herë e harron...
Do të ta kujtoj unë përsëri.