>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Në Ëndërr Shuajmë Mall

Është një vajzë me kaçurrela..
Që më vjen çdo natë nē gjumë..
Me baluke pak të prera..
Me buzët si paparunë!!

Veshur me fustan të bardhë...
Pak të shkurtër, përmbi gju...
Trupin e ka porsi ngjalë...
Në mes mban një fjongo blu...

Ka dy gropëza nëpër faqe..
Që thellohen kur buzëqesh..
Vjen aromë manushaqe...
Mban dhe dy zemra në vesh.!!

Nuk më flet, vetëm këndon...
Si bilbili përmbi degë...
Edhe deti kur e dëgjon..
I ndal valët të shkojnë në breg.!!

Që ta dini ju mor shokë...
Shtëpitë kemi ballë për ballë..
Por takohemi veç në ëndërr..
Dhe aty shuajmë mall.!!!