>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Porsi Një Këmishë Të Vjetër

I dogja sot fotografitë...
Me to u dogje edhe ti...
Në oxhakun që lëshonte tym..
Një ëndërr, u tret nëpër hi.

Se fsheh dot që u mërzita...
Shpirti si qelqi mu thërmua..
S' ke ide se sa të prita...
Sa gjithë bota u errësua.

Por ti erdhe veç në ëndrra..
Doje gjumin të ma prishje...
Të më shihje të trishtuar...
Sytë me lotë të mi vishje.

Edhe vetë të jesh I lumtur...
Atje tej, me dikë tjetër..
Kurse mua të më çjerrësh..
Porsi njē këmishë tĕ vjetër!!!