>
LETERSISHQIP
Ekrem Ajruli

Kafshim Gjarpërushe

Si yll mbrëmë u shfaqe mbi t'bleruara shelgje
Shëndritje mahnitshëm si hëna në orbitë
U fanite shtojzovalle me elegancë mjellme
Mua m'pushoi dhembja e m'u lagën sytë

Betohem në dielldritë se buzët t'i afrova
Të të puth hënë pranëvere o yll i praruar
Në çdo skaj universi si era të kërkova
Të përqafoj me mallë t'shtrëngoj ndër duar

S'veniten prushkujtimet në këto netprilli
Për buzqeshjen tënde lotojnë t'miat sy
Malli m'djeg në vetull për tëndin shkëlqim ylli
Për puthje promenade mbushur erëqershi

Digjem për qafën shijeshegë që derdh erëmim
Më kaplojnë drithërimat e kurrë nuk pushojnë
M'thuaj kur merr fund ky gof përmallim Ndjenjat e përflakura s'dinë kur mbarojnë

Digjem përpëlitem porsi flakë e zbehur
Ja, pi e nuk dehem me këtë shishe vere
Përkundem në dallgë si asket i dehur
Shpirtkandili valëvitet në gojë skëterre

Më zhurit flaka yte në këtë diell pranvere
Ah, ti portret zane që ndjenjat m'i zgjove
Ti shpirt djalleshë pse fshihesh pas dere
Erdhe ndeze prushin e s'di se ku shkove

Erdhe haplehtas me atë çap djallushe
E thumbove zemrën pa fije dhembshurie
Ëmbëlsisht therr me kafshim gjarpërushe
Në qemer buzësh më le blanë DASHURIE
Lucern, 2018