Ekrem Ajruli
Në Mal Të Thatë
Kur dritë e syve tu shkrep në sytë e mi
Zemra prushëron si eshkë e digjet në vete
Një rekëtimë malli më godet nën bri
Kujtimet mbledhur shukë i lidh n'shervete
Nën vetullat tua shoh shikim hyjneshe
Në retinë t'syve digjen qindra përmallime
Nga buzëqeshja jote buzë-perëndeshe
Në net shtojzovallesh shpërthejnë t'prushta agime
Gjergjef yjesh shoh lart në univers
Qëndisur me shije nga ato duar natare
Në mes të korbnatës këngën tënde pres
Të vijsh ballë praruar si hëna lozonjare
Jo! s'i druaj territ asaj errësire ferri
Kur m'pshtjellë me ato dallgë frymëdjalli
Me shikim skifteri përbuz atë shije zeheri
Që kërkon t'ngufatë timen shpresë malli
Ja, nisa fluturimin kah të ngrysurat re
Se i besoj fjalës të lënë amanet
Përmes shiut lotkripë do ngjitem atje
Mallin e përflakur loti nuk ma tret...
Edhe nëse nuk vjen hatri nuk më mbetet
Në takim njëorësh apo dhe të një dite
Etja nuk shuhet, jooo! as malli nuk tretet
S'fashiten përmallimet që digjen me vite.
Edhe nëntë plagë po i mora në shtat
S'ka stuhi as tufan që rrugën ma pret
Dhimbja është sfidë poeti është shtrëngatë
Ndaj shpirti i trazuar varët i lidh vet
Dhe ky shi që bie po me kaq furri
Dhe ky shi rrebesh mbi supe më lag
Në të lag ty unë nuk e di
Por mua zjarrin s'ma shuan aspak.
Ëndrrat seç mbaruan mbi pllajë djerrine
Krokamë sorrash dëgjoj në mesnatë
S'dëgjohet kënga yte këngë kanarine
Si duket u fashit diku n'mal të thatë.

Komente 0