Ekrem Ajruli
Sonte Llaf Nuk Dua
Sonte heshti, nuk flas, asnjë llaf nuk dua
Sonte hënën se honeps, as dritën e yllit
Pres aromën tënde etjen për t’ma shua
Ta dua buzëqeshjen sa dritën e diellit
Do t’i pi sonte brengat, n’këtë gotë verë
Tundimin për ty me fund do ta sos…
S’dua ngashërim, asnjë pikë lot këtë herë
N’djall vafshin brengat: deti t’bëhet kos!
Sonte s’dua zhurmë, as gjumin se qas…
Kujtimet lumë rrjedhin, rrjedha s’ka t’ndalë
Dhe në gllënjka vere, dhembjen do ngufas
S’do t’i dyellos veshët: deti t’bëhet dhallë!
Sonte retë le t’zbrazen, shiu t’mos pushoj
Le të frynë stuhitë, shoshë të bëhet qielli
Unë këngën se ndali, vazhdoj të këndoj
Nesër syri yt do të ndrit, porsi rreze dielli

Komente 0