>
LETERSISHQIP
Ekrem Ajruli

Ylli Yt

Shkëlqen dritë e yllit tënd drejt ballit tim
Bën rrugëtim kozmik me miliona vite
Shkrep gazi yt mbi timin t’ngrisur vegim
Vjen me hap breshke ikën si feks drite

Një durim guri kalitet në timin kraharor
Ndaj s’më përkul dot asnjë fije pendese
Herë ndjej zjarrmi herë të ftohtën borë
T’pres buzagaz në timin ishull shprese

Prush digjem brenda se m’përcëllon malli
Dhe s’kam si e shuaj as si t’ia bëj matjen
E përthith në lëkurë dhe në rrudha balli
S’më duhen ditë e orë, për Ty kam dihatjen

Sa herë të kërkoj ti ikën larg e më larg
Në orët e vona kur m’përfshin tundimi
Ma thuaj një fjalë që ta shkrij në varg
Në syrin e përflakur të rrezëlloj galdimi

Ti s’di sa rëndon pritja që m’djeg si eshkën
Unë s’u druaj ortekëve që lëshohen si lubi
Le t’rëndoj malli siç rëndon bora bjeshkën
Unë në shkekë balli mallëngjimin shkri