Ekrem Ajruli
Vargun T'kam Vënë Lak
Hëna lundron qiellit dhe majëmalet prek
Rrezja ballin ndrit e vetullën ma djeg
Hedh valle nusehëne mbi lisnajë pyjesh
Pastaj, çapkënçe pas një kepi fshihesh
Të kërkoj me ngulmim pas ca burg-reshë Hajdutçe shfaqesh djallëzisht buzëqeshë
Dirgjem lëndinës ku vjeshta ngjyra derdh
Pas zërit tënd magjik i përhënur bredh
Mos prito! eja rrezehënë, e ma gris natën
Me këngë laureshe ma shuaj afratën
Të kërkoj ndër fusha t'kërkoj ndër zabele
Vjen me hap drenushe ik me vrap gazele
Flakë më digjet shpirti prush digjet xhani
Vargun t'kam vënë lak, ty fëllënzë shullani

Komente 0