>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Detit

Sa herë dal te dera
ty të shoh o det!
Herë të shoh të egër,
herë të shoh të qetë...

Kur ty je i qetë
mua më qetëson
Stresin dhe problemet
mendja i harron...!!

Valëza tërë naze,
mbi ty po lodron
qielli i kaltër
kaltërsi të shton..!

Dielli mbi ty,
vjen dhe perëndon.
Ç'bukuri e rrallë,
të mbush emocion...!

Kur ty je i egër
Dallgët lartë shpërthen!
I frikshëm ty bëhesh,
plotë vrull bregun rreh...

Ty je misterioz
Mbart shumë,
rrëfen pak!
Ke delfina yje,
por dhe peshkaqen
që ngopen me gjak...!!

Ty nuk ke vetëdije,
ty nuk ke gjykim.
Ndaj dhe unë me ty
nuk kam keqkuptim...!

Gjithsesi o det
Unë të dua shumë
dhe kur josh i qetë
edhe kur bën zhurmë...
Se pranë teje linda
dhe u rrita unë...!!