Elina Nebi-Plaku
Bisedë Me Gjuhën
Me gjuhën bisedova
Jam sëmurë më tha
Më dhemb trupi nga pesha
Kurrizi më nuk mban
Thesin plotë m'a kanë mbushur
Me anglisht me çdo lloj fjalë
Fjalët e mija i shpërbën
Si të bëjë!?
Kush më thotë vallë!?
Kam nevojë për barna
Kam nevojë për kurim
Mjekët e mij kërkoj
Sami, Çajup, Naim...
Dua që të çohen
Mjaft më në varr
T'ju tregojnë syreshve
Se shqiptarët një gjuhë kanë...
Jam sëmurë më tha
Më dhemb trupi nga pesha
Kurrizi më nuk mban
Thesin plotë m'a kanë mbushur
Me anglisht me çdo lloj fjalë
Fjalët e mija i shpërbën
Si të bëjë!?
Kush më thotë vallë!?
Kam nevojë për barna
Kam nevojë për kurim
Mjekët e mij kërkoj
Sami, Çajup, Naim...
Dua që të çohen
Mjaft më në varr
T'ju tregojnë syreshve
Se shqiptarët një gjuhë kanë...
Komente 0