>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Të Pangopurit....

Pse veproni, pa menduar?!
Ndiqni udhën e lakmisë
Përveç interesit s'njihni
Asnjë kanun të drejtësisë...

Skllevërit e parasë
Pas tij zvarriteni
Thua, se keni tre jetë
Me shpirtrat
Grabitqar, dhe të pangopur
Robër të urisë përjetë...