>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Mos Ju Jep Rëndësi...

Qetësohu mike, mik..
Jetën tënde ty jeto..
Se ç'thotë njëri, se ç'thotë tjetri
Mbrapa kurrizit i ço...

Ty s'ke kohë që të harxhosh
Me vogëlsira, ndotësi..
Në jetë ke përparësi..
Për ty koha është flori...

Lëri shpirtrat e sëmurë
Të përgojojnë mirësinë..
Rëndësi mos ju jep fare
Lëri në vorbullën e zilisë...

Zemrën mbroje me burojë
Nga shigjetat e ligësisë
Jeta të buzëqesh, jetoje..
Larg prej skllevërve të lakmisë...