>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Kujtime Të Trishta

Shpesh disa kujtime
Në mendje më fluturojnë
Si sorra e zezë që sjell prapësi
Si reja në qiellin e zymtë
Dua t'i harroj mos t'ju japë më rëndësi
Në kopshtin e shpirtit
Në një cep t'i varros
Ato kujtime që me thikë
Më vranë fëmijërinë..

Hakmarrja ime është mospërfillja
Në dorën e Zotit
Lashë drejtësinë...

Kur në qiellin e shpirtit
Ka furtuna erë
Kur shiu i rrëmbyer
Mbush vendin si lumë
Trembem se mos lumi
I ç'varros i nxjerr
Atë peshë unë s'dua t'a mbaj më kurrë
Si varr i braktisur
Dua që të ngelen
I mbuluar me dhe
Pa emër në gur..