>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Fisnike

Mendoj
që s’je nga këtu
se nga larg vjen diku.

Mendoj
që ke lindur e vjetër,
i përket një epoke tjetër.

Mendoj
që ke shpirt poetik,
ndaj fronit mbetesh kritik.

Mendoj
që s’lodhesh
duke vënë në shënjestër mbretër.

Lart
ngjitesh vetë
dhe lartësinë e shijon më tepër.