>
LETERSISHQIP
Enxhi Drapi

Dritë Vështrimi Telepatik

Do e ndjesh, i dashur...
Se ikjen vetë zgjodhe, e qëndron në dhimbje,
Kujto se gjithçka rrotullohet e kthehet, në lindje,
Edhe në skutat më të fshehta, do ma kërkosh, të syve pulitje,
Sërish do ma dush të fundit vështrim!

Do e ndjesh, i dashur...
Me timbrin e buzëqeshjes sime do çapitesh rrugëve,
"Ashtu si dikur...", do mërmërisësh lotëve,
Para pasqyrës do shohësh "Deja – Vu" – në e kujtimeve,
Pas krahëve me telepati, do ndjesh dritëvështrimin tim.