Enxhi Drapi
Pellgje
Në pellgje...!
Po, po, në pellgje!
Ulërasin të gjithë ata që kanë pengje.
Bërtasin e çirren...
Nga mendtë mezi mblidhen!
Djajtë vërshojnë, pengjet nga zjarri thirren.
Këmbët përplasin...!
Xhindët përbrenda buçasin,
Të shkuarën e parikthyeshme duan të vrasin.
Demonët në një anë,
Thonë shpërthe’ e bëj hatanë!
Pellgjet... pengje hanë, thanë!
Në pellgje... po, po, në pellgje...!
Po, po, në pellgje!
Ulërasin të gjithë ata që kanë pengje.
Bërtasin e çirren...
Nga mendtë mezi mblidhen!
Djajtë vërshojnë, pengjet nga zjarri thirren.
Këmbët përplasin...!
Xhindët përbrenda buçasin,
Të shkuarën e parikthyeshme duan të vrasin.
Demonët në një anë,
Thonë shpërthe’ e bëj hatanë!
Pellgjet... pengje hanë, thanë!
Në pellgje... po, po, në pellgje...!
Komente 0