>
LETERSISHQIP
Enxhi Drapi

Kohëra Të Rozta

Më priti mbrëmë t’i shkruaja,
U llafosëm syshëm me telepati,
Kujtimet doja t’i zbehja,
Mendshëm i thash "Mos e bëj as ti!".

Me tjetër kënd po darkoja,
Në moshë ishte thuajse sa "Ai",
Njëri më tha "Dot s’të dua",
Tjetrit i thash "Mos më duaj as Ti".

Qeshshëm me sytë e ndriçuar,
Kuptova se nga mendja e nxora,
Papritur gjej veten, duke menduar,
Duke menduar, të roztat kohëra.