>
LETERSISHQIP
Enxhi Drapi

Ne Të Tre

Truri, zemra dhe e bardha fletë,
Koha për tymosje erdhi përsëri,
Unë, peneli, ngjyra plot jetë,
Bojë e plagosur, derdhu ti!

E fundit herë, dukej se qe larg,
Zemra s’e refuzon dot rrahjen e marrë,
Truri, thotë se çdo goditje ka prag,
Fleta thotë: "Kjo s’është hera e parë!".

Një fabul tjetër sonte u shkrua,
Ujku ngordhi dhe shpirti i’u shua,
Të vetëm mbetëm, të tre përsëri,
Çdo rrahje e rrëmbyer, shkon në kotësi.