>
LETERSISHQIP
Enxhi Drapi

Shkëndija Të Ngjashmish Në Filtër

Kisha nevojë t’i jepja një përqafim,
Me sytë e përgjumur në pikë të mëngjesit,
Ndjeva se sot isha e tijit zgjim,
Pas meje..., dallgët e detit.

Më tha se ende jeton me kujtimet,
Më shoqëroi mbrëmë i pagjumë,
Kuptova se e gjithë kjo po më ngatërronte mendimet,
Kjo ishte koha per t’u mbytur me punë.

Diçka në ajër nxiste qëndrim,
"Të njëjtët" – tha, "... i ndjejnë të ngjashmit!".
Më pyeti në desha frymëzim,
"Jo!" – i thash, "Faleminderit!".

Heshtja, dinte të mpinte kiminë,
Frika, ndrydhte, gjithçka të çiltër,
Shpirti i mplakur, venit freskinë,
Shkëndija, lodhet... kur hyn në filtër.