Enxhi Drapi
Psalm Si Pjalm
Më zhveshi,
Të tërën,
Në lëkurë vëreheshin rrjetat,
Në deje, të metat,
Fijet dhe gërshetat.
Më preku,
Venën,
Tendinat morën fletën,
Historinë thanë... siç patën,
Ditën dhe natën.
Më foli,
Lirisht,
Ambrosi prej së largu,
Vera dhe pragu.
E ndjeva,
Zhveshjen,
Nga muzeu krisi Dionisi,
"Ndalohet të zgjohet Sfinksi",
Psalm si pjalm.
Të tërën,
Në lëkurë vëreheshin rrjetat,
Në deje, të metat,
Fijet dhe gërshetat.
Më preku,
Venën,
Tendinat morën fletën,
Historinë thanë... siç patën,
Ditën dhe natën.
Më foli,
Lirisht,
Ambrosi prej së largu,
Vera dhe pragu.
E ndjeva,
Zhveshjen,
Nga muzeu krisi Dionisi,
"Ndalohet të zgjohet Sfinksi",
Psalm si pjalm.
Komente 0