Enxhi Drapi
Pa Dashje
Pa dashje lëndova një burrë!
Edhe pse e dija që më donte marrëzisht,
Ai një gjigand, prej pylli larguar,
I zbritur në qytet krejt rastësisht.
Pa dashje dashurova një burrë!
E lash të më puthte për ngushëllim,
Të mos më dashuronte, pas puthjes i’u luta,
Pas puthjes më tha se do e përsërisë sërish.
Pa dashje lejova të më dashurojë një burrë!
E paralajmërova se do lëndohej, që në fillim,
Ishim kundërshtarë a ortakë, të dy dyzuar,
Zgjodhëm të jemi bashkë provizorisht.
Pa dashje mbështeta një burrë!
Kishte një jetë pa ndjerë një përqafim,
Kur e pyeta sa gjatë kish’ jetuar,
"Pafund dhe aspak!" – m’u përgjigj.
Pa dashje jetëzova një burrë!
Për herë të parë flutura po i lodronte,
Në strehën tonë burrë e grua,
E jashtë, dy armiq.
Pa dashje verbova një burrë!
Më la ta pushtoja pa e menduar dy herë,
Dhe unë veten e lash, në të të lirë,
I lirë dhe ai, për të parën herë.
Pa dashur krisa një burrë!
M’u dha frymshëm, shumë pa kaluar,
Me mua qe edhe kur nuk u desh,
Më desh çdo sekond shpirtshëm përmalluar.
Pa dashje vrava një burrë!
U largua duke më ledhatuar flokët si përherë,
Të tijit të fundit lot, që më ra në duar,
Në qiell si yll e ngjita, ta shoh sa herë malli më merr.

Komente 0