>
LETERSISHQIP

Valëvitje Flamuri

Momente lodhje për Arbërinë,
Dikush kërkonte parzmore, e një tjetër shtëpinë.
Në moçalishte, u vunë re zambakët që mbinë,
Andej në të djathtë, një familje ndërtonte shtëpinë.

Arbëria plot me trima të shquar,
Deri sa panë yllin në majë, nuk patën të ndaluar.
Kudo në cepat e globit historinë transmetuan,
Thanë se fituam, por territorin i cunguan.

28 Nëntori ditë përkujtimore,
Të gjithë e dinë se pa mund, nuk ka fitore.
Në qiell valëvitet Shqiponja Dykrenore,
Gëzojnë trevat shqipfolëse, të kapura përdore.