>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Falma Dashurinë

Falma dashurinë!
Shumë më ka munguar,
Shumë të kam pritur
Sa shumë të kam kërkuar!

Falma dashurinë
Mezi të kam gjetur,
Nuk të lë të ikësh
Për ty jam e etur!

Shpirtin edhe zemrën
Vetëm ty t’i fal!
Kudo do jem me ty
Deri sa të jem gjallë!

Shpirtin edhe zemrën
Ma ke përvëluar,
Mezi të kam gjetur
Thesari im i çmuar!

Ti hyre drejt në zemër
Ashtu si di veç ti
Ç’mund të kërkoja tjetër
Nga ty, Dashuri?!