>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Po Rijetoj

Në gjysmë jetën time të shurdhët
Ndëshkimet dhe zhgënjimet i lashë pas
Mora krahët e shpresës,
Jetën time të jetoj çdo çast.

Zymtësinë dhe gënjeshtrat do t'i vras
Me armën e pesimizmit rënkim
Por me besim tek vetëdija,
Jetën po e rijetoj me gëzim.