>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Bëhu Qielli Im

Dashuria nuk heq dorë.
Besimin gjithmonë kërkon,
Dashuria është shpresë.
Mbi botën sundon.

Eja me besim i dashur,
Në barkën tonë të lundrojmë,
Të duhemi, të kapërcejmë stuhinë
Të dy në breg të kalojmë!

Nëse kemi forcë Dashurinë,
Engjëjt barkën do na i mbrojnë.
Kuptova se çdo gjë në këtë botë vdes.
Vetëm Dashurinë e madhe dheu s’e tret!

Unë, Parajsa që gjete kësaj bote,
Eja tek unë, kërko qetësi,
Bëhu qielli im...e unë toka jote.
Nën hijen tënde të gjej lumturi!

Bëhu flatra për mua, që të fluturoj.
Nëse më jep dashuri, ndriçohem,
I ëmbli im, me ty të jem në botë,
Vetëm kur të kam pranë, plotësohem!