>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Një Grua

Një grua është një thesar,
Balta që i hidhet nuk ia humbet vlerën
Një grua ka mjaltë në damar
Krahasohet me Parjsën, me pranverën.

Një grua është e fortë, diamant.
Sado që ta godasësh ajo nuk thërmohet.
Ajo di të qeshë, të falë pa marë.
Edhe kur nga bota helmohet.

Ajo di të lindë të ngrihet dhe të jetë gjallë, Sa herë nga shkallët e jetës rrëzohet.
Një Grua është një gonxhe
Të lulëzojë do behar, pranverë.

Lum kush e ujit e mban pranë,
E petaleve të saj i merr erë!
Ajo është me të vërtetë një perlë e vyer.
Lum kush e çmoi e mbajti gjallë!
Nga dora nuk e la t'i bjerë, t'i thyet.