>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Zemër E Dëshpëruar

Ç’t’i bëj zemrës së lënduar
Ajo as mendjen s’e dëgjon,
Sipas kokës kërkon të bëjë
Si e krisur po vrapon!

Ç’t’i them zemrës së thërrmuar
S’e shëron asnjë ilaç,
Që kur ai është larguar
Çdo gjë i duket farmaq!

Ç’t’i bëj zemrës së dërmuar
Të jetojë forcë s'gjen dot,
Nga mëngjesi deri në mbrëmje
Ngushëllohet nga një lot!

Ç’t’i them zemrës të shërohet?!
A e dëgjon ai vallë?
Me një tjetër përqafohet.
S’do t’ia dijë në je gjallë!

Si do mundet zemra e gjorë
Të ecë në rrugë pa sy?
E akullt, e ftohtë kjo botë dëborë,
Të kërkon vetëm ty.

Ah sa shumë zemrës së shkretë
Nëpër netë i ke munguar,
Të të puthte dhe një herë
Pastaj të vdiste e dëshpëruar!