Erinda Medolli
Pesha E Poetit
Nuk mund të jetë Poet,
Një njeri që dy fjalë mezi i shqet.
Një njeri që nuk mban male
Poet është ai që qan halle.
Se poeti del nga tabani
I flet pena sikur tundet tufani.
Moralin e virtytin mban lart.
Di si flet si qesh, si qan.
Poeti bën që erërat të ushëtijnë
I njeh dhe zogjtë që nga larg vijnë.
Ai flet me diellin me retë,
Di të jetë shkëmb e mal me fletë.
Di të shkrijë plumbin e ta kkëthejë në ar
Mos thuaj jam Poet
Nëse s'di të thërmosh dhimbjen
E ta bësh pëlhur,
Poet vetes mos i thuaj kurr.
Nëse s'di të bëhesh i varfër mjeran,
Të qash kur Bota qan,
Nëse s'di të mjekosh plagët
Që koha i la, të flasësh
Për kauza e halle të mëdha,
Ti nuk je Poet, titullin kush ta dha?
Nëse s'di të prekësh
Nëse s'di të ndjesh
Tik-taket e zemrën kur rreh
Nëse peshën e botës
Në shpatulla se mban dot.
Atëherë Poet ti quhesh kot.
"Poeti nuk do medalje
As trofe të nderohet,
Poeti e shkruan shpirtin në letër,
Ndaj kërkon vetëm të lexohet."
Një njeri që dy fjalë mezi i shqet.
Një njeri që nuk mban male
Poet është ai që qan halle.
Se poeti del nga tabani
I flet pena sikur tundet tufani.
Moralin e virtytin mban lart.
Di si flet si qesh, si qan.
Poeti bën që erërat të ushëtijnë
I njeh dhe zogjtë që nga larg vijnë.
Ai flet me diellin me retë,
Di të jetë shkëmb e mal me fletë.
Di të shkrijë plumbin e ta kkëthejë në ar
Mos thuaj jam Poet
Nëse s'di të thërmosh dhimbjen
E ta bësh pëlhur,
Poet vetes mos i thuaj kurr.
Nëse s'di të bëhesh i varfër mjeran,
Të qash kur Bota qan,
Nëse s'di të mjekosh plagët
Që koha i la, të flasësh
Për kauza e halle të mëdha,
Ti nuk je Poet, titullin kush ta dha?
Nëse s'di të prekësh
Nëse s'di të ndjesh
Tik-taket e zemrën kur rreh
Nëse peshën e botës
Në shpatulla se mban dot.
Atëherë Poet ti quhesh kot.
"Poeti nuk do medalje
As trofe të nderohet,
Poeti e shkruan shpirtin në letër,
Ndaj kërkon vetëm të lexohet."
Komente 0