>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Nënë

Çdo t thotë fjala nënë?
Krahasuar me diell e hënë.
Nënë nuk bëhesh aq lehtë,
Thjesht të sjellësh një fëmijë në jetë.

Fjala Nënë ka shumë peshë,
Qënie e rrallë që ta kesh.
Është një mrekulli e tërë,
Ëngjëll-Toksor që Zoti ka bërë.

Të jesh Nënë nuk ka kufi,
Nëna është thesar, është pasuri.
Të jesh Nënë nuk je thjesht...njeri.
Je hyjneshë je Perëndi.

Ajo jeton me shpirtin tënd
Lum kush di ti japë vend.
Nëna lind vetëm një herë,
Është qënia më me vlerë.

Lum kush e ka fatin
Me të pranë të jetojë.
Përjetë do të jetë i lumtur,
Kurdo do ta ketë mburojë.

Nëna nuk është thjesht një njeri,
Por ëngjëll tokësor me mbi fuqi.
Është gjëja më e shtrenjtë,
Nuk nderohet as me flori.

Nuk është psikologe
Por të jep energji,
Të mbush me vetëbesim, vlera transmeton.
Vetëm me një seancë shpirtin ta shëron.

Nuk ka njeri që mundet
Më shumë se Nëna të të dojë.
Kujtohu sa shumë herë
Gjumin e ka prishur që ty të të shikojë.

Asaj nuk mund t'i fshehësh asnjë emocion,
As nuk e gënjen, as dot nuk e mashtron,
Se është qënia e vetme që të kupton.
E vetmja dorë në botë që plagën ta mjekon.

Nëna mrekullia që në Tokë rron,
Një diell që për fëmijën kurrë nuk perëndon.
Ëngjëll intuitiv, nga çdo e keqe të mbron.
Është e vetmja në botë që edhe jetën sakrifikon.