>
LETERSISHQIP

Sikur Ta Dije

Shumë të doja, shumë të dua,
Si ta them që ta dëgjosh,
Provo të dashurosh si mua
Ndryshe s’ke si ta kuptosh!

Sikur ta dije sa të dua
Sa të dua veç ta dish!
Do të rrije pranë me mua
Veç në çift do ish bekim!

Sikur botën të ma jepnin
S’do të ndërroja me askënd,
Edhe në fund të botës të shkoje
unë pranë teje do gjeja vend!

Do më duash ndonjë ditë
Por si mua, mos u mundo!
Dashurinë time të kaltër
thellë në zemër e kërko!