>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Heshtja Flet Sa Fjala

Mësova se heshtja më shumë flet,
Fjala e atij që do më tepër të godet.

I fola veshëve që kurrë nuk më dëgjuan,
Shkrova vargje që asnjëherë s'i lexuan.

Thurra këngë që askush s'i këndon
Por prap ëndërova, ëndrra kurrë s'mbarron.

Bëra piktura që askush nuk i pa,
Por prap e jetova jetën me ato që ka.

Në jetë më shumë të përçmojnë
Vlerat, vështirë të t'i dallojnë.

Ama nuk ka njeri në botë që nuk gabon,
Më paskeni gënjyer që lumturia ekziston.

Mësova mos i harxhoj fjalët
Me ata që nuk i dëgjojnë.

Ndonjëherë e humbim jetën,
Pas atyre që hiç nuk e meritojnë.