>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Karma

A e din, sa shumë të desha?
A e ndjeve ndonjëherë?
A e din se për ty nuk rreshta
Duke manifestuar si e mjerë.

A e din sa shumë besova,
Që do vije atje një ditë.
Në tryezën tonë të heshtur,
Ku bashkuam duar e shpirt.

Kurrë se pe se si u ndjeva,
Zemrën ma fute në një burg.
E vetme luftova mërzitjen ta mund,
Derisa e kuptova sa kohën ma ke humb.

Mos harro sa të kam pritur,
Të kam dashur si e marrë
Vetëm mali nuk bashkohet me mal.
Një ditë do ta ndjesh, borxh nuk mbaj,
Ç'më ke falur do t'i fal...