>
LETERSISHQIP

Gëzuar Festën Dardani

Gëzuar festën Kosova jonë!
Sot e mot për ty festojmë,
Se nga armiku ne shpëtuam
E sot luftërat përfunduan.

Sa shumë trima për ty ranë 
Me lumenj gjaku të lanë.
Sot të shoh të triumfuar 
Sa gëzim të shoh çliruar. 
 
Por ty zemrën jashtë ta lanë,
Të coptuan, të përçarë,
Mënjanë të lanë nga toka amë.
Nënën e babë t'i mohuanë,  
Me kufij vëllanë t'a ndanë.

Merr tjetër flamur, të thanë.
Pa shqiponjë, Pavarësinë ta dhanë.
Të vendosën tjetër flamur,
Që të marrësh tjetër nur.
 

Por gjakun ty dot s'ta ndërrojnë,  
Dardani zemër shqiponjë.
E fotë ishe e fortë je,
Qiell kaltëra me ma të artin dhe.
 

Për ty zemra vazhdon digjet,
Pavarsia kujt si hiqet?
Jemi shqipe në trojet tona,
Toka që lind vetëm shqiponja. 

Ngrije kokën më shumë se kurrë
Për këtë tokë e flamur
Për gjithë trimat që për ty ranë,
Për gjithë fëmijët që nënë të kanë.

Trimat gjakun për ty falën,
Sot flasin ata nga varri. 
Nuk pushojnë dot të qetë
Dheu akoma s'i ka tretë
Derisa Shqipëri e Kosova NJË të jetë.