>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Dashuria Ime

Sa bukur kur liqeni
Ne na kishte pranë,
E bukur dukej bota
Lumturia nuk kishte anë!

Të dehur me pëshpëritjet tona
Që erdhën papritur si lumë,
Koha asnjëherë nuk mjafton
Kur do pranë dikë kaq shumë!

Të djegur nga zjarri i pashuar
Takuam njëri-tjetrin më në fund,
Bekimin që zbriti mbi ne i bardhë,
Dashurinë që kurrë s’dua ta humb!