>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Gjysma Ime

Erdhe si diell me rreze mbushur me ar
Ndriçoi shpirti im i lënë në det harrese,
Si një bletë mbushur plot nektar
Ëmbëlsove jetën time me rreze shprese.

Kur ti erdhe, shpirti im mori flakë
Me jetë u mbusha, zemra u ringjall.
A thua kam qenë gjysmëvdekur
A gjysmë-gjallë kam qenë më parë?!

Zemrës sime m’i dhe dritë të artë
Dhimbjen ma ktheve në bekim perëndish,
Mbi errësirë, ylber me ngjyra ngrite
Më solle në jetë me puthje dashurish!

Mbushe gjysmën e munguar.
Atë që askush s'kish mundur dot,
Nuk dua asgjë më tepër tani,
Vetëm dora jote të më mbajë fort.

Erdhe si drita në mëngjes me diellin
Ti dashuri e përmalluar,
Nuk mundem më asnjë çast larg teje.
Pa ty, gjysma ime e munguar!