>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Vendosa Të Shkruaj Për Dashurinë

Vendosa të shkruaj për dashurinë,
Por s’dija të shkruaja asgjë,
Nuk e kisha njohur asnjëherë,
Sa doja të takohesha me të!

Gjithkund e pata kërkuar,
Nëpër netët pafjetur,
Në mëngjeset zbardhur pa ëndrra,
Dhe përpara pasqyrës së heshtur!

E prisja ta shihja në ditë me diell,
E kërkova dhe mes yjesh në qiell,
Në dritare në ditë me shi,
Po kudo gjeja vetmi!

Tani që bashkë jemi bashkuar,
Të lumtur në jetë u bëmë një,
Për mua në gjithë këtë botë,
Zoti dashurisë i dha zë.