>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Pak Dashuri Për Shpirtin Tim

Në jetë kërkova,
Do luftoja me çdo çmim,
Mjafton në fund të gjeja
Pak dashuri për shpirtin tim!

Për të do jetoja dhe hënën do ndizja,
Me gishtat në qiell, yjet do t’i gjeja,
Me të, gëzimin e zemrës do ndaja,
Për të do qeshja edhe do qaja!

Për dashurinë
që ia vlen të jetosh,
Duhet të bësh gjithçka
Edhe po ta dish
Që nesër s’do ekzistosh!