>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Vegim E Shpresë

Njerëz modernë e autonomë,
Me veshë të mbyllur
E buzë që s’dinë se ҫ’thonë,
Të zhytur në vogëlsira,
Që i kanë shpikur vetë!

E që po t’i prekësh, zhurmojnë,
Rrëmujat e brendshme
Papritur depërtojnë,
Nga qelizat në jetë, gumëzhojnë!

Njerëz të mjerë, që dëgjojnë zhurmën e ankthit,
Klithmën e dëshpërimit,
I lënë ëndrrat t’u digjen,
I nënshtrohen dëshpërimit!

Për mua, le ta dinë të gjithë,
S’ka më durim për të tilla vegime,
Tani që dola nga erësira
Ka kuptim, jeta, familja, dashuria ime!