>
LETERSISHQIP
Ermira Tafciu

Babagjysh Po Te Shkruaj

Debora malet i ka zbardhur,
zjarri në vatër është ndezur.
Diku në qoshe, bredhi zbukuruar,
aromë festash kudo është zgjuar.

Në ëndërr shoh Babagjyshin,
me sliten e mbushur me dhurata.
Shkruaj në ëndërr dëshirën time:
vërtet, lexon ai edhe ëndrrat?

Si çdo fëmijë dua më të mirën,
për ty, për mua dhe për këdo.
Ndaj Babagjyshit po i shkruaj:
paqe e lumturi për këdo që njoh.

Për çdo fëmijë kudo në botë,
që si unë ka ëndrra plot,
për të gjithë ata që vatër s’kanë,
se në luftë prindërit u ranë.

Për ata, në veçanti,
paqë ju sjelltë ky Vit i Ri.
Babagjysh, po të shkruaj:
nga une Henry -Gezuar