Ermira Tafciu
Eklips I Ushqyer
Nganjëherë pafuqia fizike të moleps
e të mban të shtrënguar fort,
dhe e vetmja gjë për të cilën krenohesh
mbetet fuqia mendore.
Ajo që beson se të shpëton.
Por edhe aty, duket se dështon.
Sepse siç thonë:
“Ai punë s’bën,
por mendjen e ka të thellë.”
Ashtu të duket.
Ose ashtu je mësuar ta ushqesh veten —
dhe atë bashkë me ty.
Në përditshmëri,
kur ti punon, ai fle gjumë.
Në çastet e tua të pushimit,
ai sapo zgjohet
dhe ja këput me njërën nga ato historitë e ëndërta.
Ti qesh.
Dhe thua:
“Sa i zgjuar është.”
Ia thua me zë të lartë.
Ai krekoset.
Fle sërish,
duke rritur jo zgjuarsinë,
por shkallën e dembelizmit.
Nesër, po njësoj.
E njëjta histori.
Ti qesh prapë,
sikur s’e ke dëgjuar kurrë më parë.
Ndoshta të pëlqen të luash
me ndjeshmërinë dhe naivitetin e tij.
Derisa mërzitesh.
Dhe e flak,
si një maço që të ngatërrohet nëpër këmbë.
Atëherë nuk thua më:
“Sa i zgjuar është,”
por:
“Sa dembel.
Sa i padobishëm.”
Dhe nëse një ditë
ky maço zgjohet
dhe vendos t’i kthehet botës reale —
asaj bote ku qëndron edhe ti —
prapë ke diçka për të thënë.
Nga mik
e shndërron në armik.
Sepse tani,
me të vërtetë,
paska tepruar.
Askush nuk zgjedh të padobishmen.
Por kështu,
pak nga pak,
zgjodhën
të na eklipsonin.
e të mban të shtrënguar fort,
dhe e vetmja gjë për të cilën krenohesh
mbetet fuqia mendore.
Ajo që beson se të shpëton.
Por edhe aty, duket se dështon.
Sepse siç thonë:
“Ai punë s’bën,
por mendjen e ka të thellë.”
Ashtu të duket.
Ose ashtu je mësuar ta ushqesh veten —
dhe atë bashkë me ty.
Në përditshmëri,
kur ti punon, ai fle gjumë.
Në çastet e tua të pushimit,
ai sapo zgjohet
dhe ja këput me njërën nga ato historitë e ëndërta.
Ti qesh.
Dhe thua:
“Sa i zgjuar është.”
Ia thua me zë të lartë.
Ai krekoset.
Fle sërish,
duke rritur jo zgjuarsinë,
por shkallën e dembelizmit.
Nesër, po njësoj.
E njëjta histori.
Ti qesh prapë,
sikur s’e ke dëgjuar kurrë më parë.
Ndoshta të pëlqen të luash
me ndjeshmërinë dhe naivitetin e tij.
Derisa mërzitesh.
Dhe e flak,
si një maço që të ngatërrohet nëpër këmbë.
Atëherë nuk thua më:
“Sa i zgjuar është,”
por:
“Sa dembel.
Sa i padobishëm.”
Dhe nëse një ditë
ky maço zgjohet
dhe vendos t’i kthehet botës reale —
asaj bote ku qëndron edhe ti —
prapë ke diçka për të thënë.
Nga mik
e shndërron në armik.
Sepse tani,
me të vërtetë,
paska tepruar.
Askush nuk zgjedh të padobishmen.
Por kështu,
pak nga pak,
zgjodhën
të na eklipsonin.
Më shumë nga Ermira Tafciu
- Me Lodhi Vargu Yt Poet
- Kush Ju Dha Ma Shume Dashni ?!
- Babagjysh Po Te Shkruaj
- S'kam Para Tè Blej Pushtet
- Flamujt Valeviten
- Amanetin E Atij Kongresi
- Zanafilla E Nje Jete
- Koha E Xhunglës
- Harabelat Fluturuan
- Drenusha E Xhindosur
- Mes Delirit Dhe Arsyes
- Ne Vjeshten E Pesedhjete
- Atje Diku
- Ne Muret E Kujteses
- Fama Dhe Memesia
- Si Te Them Se Jam E Lumtur
Komente 0