Ermira Tafciu
Zanafilla E Nje Jete
Sa herë mendja më thotë nën dritën e hënës e në pagjumësinë e pakuptimtë, se në një mënyrë a në një tjetër ato gjëra që s’i thua dot me zë të lartë duhet t’i shkruash, që memories t’i sundojnë penelët ngjyrues të tablosë së jetës suaj…
Kështu kisha thënë shumë herë, por asnjëherë s’kisha marrë mundimin që, ashtu shtruar, me ndjesinë reale të konceptimit të gjërave, ta bëja.
E kështu, si rastësisht, në retrospektivën e ngjarjeve, pas një melodie drithëruese, teksa lexoja edhe njëherë Madame Bovary të Gustav Flaubert-it, më erdhën para fytyrës sime të përhumbur kaçurrelat e tua të verdha, tek më tregoje subjektin e romanit.
E mbaj mend si sot. Ishte një ditë e ftohtë vjeshte. Gjethet e fundit vallëzonin simfoninë e fundit të një cikli jetësor. Ne ishim përfshirë në bëmat e personazhit kryesor, saqë dukej se asgjë s’na bënte përshtypje, as tingulli i ziles që na ftonte në fillimin e orës së mësimit.
Sytë dhe vështrimet tona lundronin mes realitetit të trishtë, trazarak të kohës që jetonim, e ndjenjës së ëndrrës që herë ishte Dila, herë Bovari, e herë-herë shtojzavallja e mitologjive.
Me pak fjalë, jetonim në një botë librash, si parandjenjë e një kohe që asokohe s’dinte se si do të kishte vazhdimin.
Ti, gjimnazistja e viteve ’90, bukuroshia që trazoi mendjet djaloshare të sa e sa shtinjakeve, me fantazitë e epshet shtazarake të një njeriu të etur për liri, por të formësuar në thelb me mosrespekt…
Më vjen herë pas here si një melodi e lehtë fladi pranveror në kohën e vjeshtës sime.
Unë qëndroja para teje me etjen e pashtershme për të të dëgjuar, teksa sa bukur e sa thjesht fjala lozte në buzët e tua ngjyrë rozë.
Isha e mahnitur dhe e kënaqur që kisha pasur mundësinë, dhe njëkohësisht e habitur që s’kisha biseduar kaq shtruar me ty më parë.
Nuk e mohoj teksa them: prej teje dashurova letërsinë. Më lindi dëshira të lexoja dhe më vonë edhe të shkruaja.
Ti, shoqja ime, u bëre muza ime — frymëzimi se si jeta vërvitet nëpër libra, e se si librat me historitë e tyre të ngrohin e të mërdhin shpirtin në çdo kohë.
Sot, bashkë me pafajësinë e asaj kohe, të kujtova; e bashkë me ty, ato vite. Ato banka ku unë dhe ti ishim ulur.
Ishte fillimi i viteve ’90. Të gjithë kishim filluar të flisnim lirshëm. Në sytë tanë një dëshirë dhe kureshtje e madhe për të mësuar gjëra të reja.
Televizioni kishte filluar të shfaqte në programacionet e tij ato programe që dikur quheshin “shfaqie të huaja”.
“Ej, e dëgjove ç’kishte ndodhur?!”
“E pe filmin? Apo e ndoqe?”
“Ishte krijuar një parti e re?!”
Këto ishin më së shumti bisedat tona gjatë minutave të pushimeve.
Më kujtohet se si edhe tek ne kishin lindur preferencat partiake: dikush shante e mallkonte, dikush tjetër mbronte sistemin që dukej se po përjetonte avokatinë e fundit të një brezi që s’dinte nga t’ia mbante, por që kishte një dëshirë të madhe të bëhej pjesë e një jete shumëngjyrëshe, si ajo e botës së shfaqur përmes ekranit.
Por a ishte ky modeli?
A ishte kjo rruga e duhur?!
Ishin këto pyetjet që, herë pas here, me përgjigjet e tyre, implementonin rrugë të gabuara dhe drejtime larg dëshirës për të realizuar ëndrrën e një adoleshenteje që, me pafajësinë dhe bukurinë e moshës, rrëzohej mes ambicies dhe të panjohurës.
E kështu u rrëzuam edhe ne disa herë: mes dëshirës së pafajshme për të pasur një veshje si të asaj spikeres së televizionit, dhe përpjekjes së vazhdueshme të prindërve tanë për të na bindur se gjërat materiale nuk janë të rëndësishme.
Më kujtohet shumë mirë reagimi ynë, kur para nesh shfaqej ndonjë bashkëmoshatare që kishte bërë të mundur një veshje trendi.
Apo si, me zili dhe frikë njëkohësisht, shihnim parakalimin e makinave që kishin filluar të shtoheshin.
Ishin këto, e të tjera si këto, që një ditë të bukur bënë që drejtimi i bisedave tona të mos ishin më librat apo analizat e personazheve, por rrëfimet e ndjesive personale.
Në ato rrëfime pashë se materializmi e kishte sfumuar ëndrrën dhe pasionin tënd letrar. M’u dhimbs.
Mendoja se, tek më rrëfeje dashurinë e radhës, do prisja të më thoje se cilit personazh i ngjaje, ose nga cili roman të shihja.
Të gjitha më mishëroheshin tek ti. Edhe vetja ime, jo rrallë herë.
Mes botës së librave, historive dhe ndjesive të kohës që ishte më e madhe se ne, përjetuam zhgënjimet dhe kaosin e një jete materialiste, që kishte filluar të zbehte rëndësinë e arsimimit.
Zanafilla e një nate me plot drita verbuese…

Më shumë nga Ermira Tafciu
- Koha E Xhunglës
- Harabelat Fluturuan
- Drenusha E Xhindosur
- Mes Delirit Dhe Arsyes
- Ne Vjeshten E Pesedhjete
- Atje Diku
- Ne Muret E Kujteses
- Fama Dhe Memesia
- Si Te Them Se Jam E Lumtur
- Ne Mos Thença Te Verteten
- S'njeh Bari E As Çobane
- Po Të Kisha Dhe Një Jetë
- Erdhi 1 Qershor
- Asgje Nuk Ka Ndryshuar
- Si Nje Maratonomak
- Manastir 1908
Komente 0