Ermira Tafciu
Duaje Jetën
Jetën duaje si atë që troket vetëm një herë në derë.
Mbrëmjet e saj nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e vlerës jetësore:
jo për ta urryer,
por për të kuptuar
sa i rëndësishëm është çdo çast i saj.
Ndaj hiqe nga koshienca dhe nënkoshienca
çdo hije vrastare,
dhe mendo çdo ditë
sa bukur shndrit dielli
pas një nate me plot shtrëngata;
si merr frymë lirisht Toka
dhe si mushkëritë e tua mbushen me ajër të pastër
në një panoramë
ku peneli krijues është vetë natyra,
të cilës i buzëqesh
e të buzëqesh çdo ditë,
pa asnjë lloj interesi.
Mjafton kaq,
që ti – qenie njerëzore –
ta duash dhe ta respektosh
atë që Zoti ta fali:
jetën.
Duaje jetën
në pranverat e kopshteve me trëndafila.
Duaje jetën
në errësirën e pështjellë të thellësisë pa fund.
Duaje jetën
në tallavanë e pakuptimtë
të fjalës dhe të këngës.
Duaje jetën,
edhe kur forca shtytëse e errësirës
bën të kundërtën.
Mos u dorëzo.
As kur qeshjet bullizuese të bezdisin
dhe të bëjnë të ndihesh i vogël.
As kur “akrepat” njerëzorë të thumbojnë,
se i deh suksesi yt.
As kur gjithçka shembet para teje
si një mur,
gjylet e të cilit të rrëzojnë përdhe.
Ngrihu sërish
dhe fillo aty ku e le.
Askush më mirë se ti
nuk e di fillin.
Duaje jetën,
si do që të të vijë.
Mos harro:
timonin e kësaj anijeje
e ke ti në dorë.
Njeri…
Mbrëmjet e saj nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e vlerës jetësore:
jo për ta urryer,
por për të kuptuar
sa i rëndësishëm është çdo çast i saj.
Ndaj hiqe nga koshienca dhe nënkoshienca
çdo hije vrastare,
dhe mendo çdo ditë
sa bukur shndrit dielli
pas një nate me plot shtrëngata;
si merr frymë lirisht Toka
dhe si mushkëritë e tua mbushen me ajër të pastër
në një panoramë
ku peneli krijues është vetë natyra,
të cilës i buzëqesh
e të buzëqesh çdo ditë,
pa asnjë lloj interesi.
Mjafton kaq,
që ti – qenie njerëzore –
ta duash dhe ta respektosh
atë që Zoti ta fali:
jetën.
Duaje jetën
në pranverat e kopshteve me trëndafila.
Duaje jetën
në errësirën e pështjellë të thellësisë pa fund.
Duaje jetën
në tallavanë e pakuptimtë
të fjalës dhe të këngës.
Duaje jetën,
edhe kur forca shtytëse e errësirës
bën të kundërtën.
Mos u dorëzo.
As kur qeshjet bullizuese të bezdisin
dhe të bëjnë të ndihesh i vogël.
As kur “akrepat” njerëzorë të thumbojnë,
se i deh suksesi yt.
As kur gjithçka shembet para teje
si një mur,
gjylet e të cilit të rrëzojnë përdhe.
Ngrihu sërish
dhe fillo aty ku e le.
Askush më mirë se ti
nuk e di fillin.
Duaje jetën,
si do që të të vijë.
Mos harro:
timonin e kësaj anijeje
e ke ti në dorë.
Njeri…
Më shumë nga Ermira Tafciu
- Eklips I Ushqyer
- Me Lodhi Vargu Yt Poet
- Kush Ju Dha Ma Shume Dashni ?!
- Babagjysh Po Te Shkruaj
- S'kam Para Tè Blej Pushtet
- Flamujt Valeviten
- Amanetin E Atij Kongresi
- Zanafilla E Nje Jete
- Koha E Xhunglës
- Harabelat Fluturuan
- Drenusha E Xhindosur
- Mes Delirit Dhe Arsyes
- Ne Vjeshten E Pesedhjete
- Atje Diku
- Ne Muret E Kujteses
- Fama Dhe Memesia
Komente 0