>
LETERSISHQIP
Ermira Tafciu

Me Lodhi Vargu Yt Poet

Me lodhi vargu yt, poet,
i ftohtë si nata pa mbarim.
Pa shpirt, veç fjalë
të renditura, si mos më keq.

Me lodhi vargu yt, poet,
ku gëzimi s’di të shprehet
e mërzia nuk bën aspak sens.

Me lodhi vargu yt, poet,
se s’e gjej dot veten askund,
po askund s’po të shoh as ty.
Poet, i thënç vetes e poet,

te ty kënga s’gjen melodi,
e vaj është, pa shpjegim.
Nganjëherë, në dukje i çartur,
vargu yt s’i ngjan aspak unit tim.

Ndaj prapë e them:
me lodhi vargu yt, poet,
me drita verbuese
e korniza sfumuese.

Këndoji jetës thjesht, poet,
ashtu siç është,
që dikush si unë të thotë:
të ndjej si unë, poet.