>
LETERSISHQIP
Ermira Tafciu

Harabelat Fluturuan

Harabelat fluturuan,
e lart ngritën pështjellimin.
Aq fort përplasën flatrat e tyre,
sa qielli sbrapsi retë,
e mbi to shndriti rruga
e dikujt, e gjithkujt,
që bashkë me ta besoi
në ëndrrën e përjetësisë.

Harabelat hapën flatrat,
dhe në gjokset e tyre ndjenë
mërzinë… gëzimin…
pështjellimin e një kohe të sëmurë,
që botën e ka molepsur
dhe njeriun e ka zhveshur,
shpirterisht kthyer në qenie druri.

Harabelat klithën
mes fluturimit lartësues,
sa herë që furtuna
shpoi gjokset e theu krahët —
për të lajmëruar Korbat e zisë,
dëshmi të frymës gri,
të jetës vdekatare.