Eva Ceca
8 Mars
Ty Vajzë, Motër, Nënë, Grua
Të kam në zemër,
Të kam në sy!
Më e madhja forcë e botës time
Vetë jetës jetë i dhuron ti!
Sfiduesja më e madhe e dhimbjes,
O trëndafil i bukur rozë!
Ke sy dhe zemër luaneshe
dhe pse nuk ke krahë muskulozë.
Qëndresë me aq shije krijuar,
me më të hijshmen bukuri.
Je krah i ngrohtë, më i miri shok,
në ditë të mira a fatkeqësi.
Ti - buzëqeshja skaj më skaj qiellit,
Pa ty kjo botë s'do kish kuptim.
Më e ndritshme se shkelqimi i Diellit,
E dhembshur gjer në vetëmohim.
Loti i derdhur syve të tu
Është plagë në zemër të Perëndisë.
Kur je e lumtur rrit bij të mençur,
Kurorë e t'ardhmes së shoqërisë.
Gjithë të pavlerat opinione
me indiferencën tënde ndali.
Nga mendja jote e hollë, e mençur
ka pasur frikë edhe vetë djalli!
Në sytë e tu është e gjithë drita
e kësaj bote pa ndërgjegje,
që zanafillën e vet harron.
Je Ti që mban boshtin e jetës,
Bukuri Hyjnore,
perfaqësuese e vetë Zotit,
që në momentin kur jetë krijon.
Të kam në zemër,
Të kam në sy!
Më e madhja forcë e botës time
Vetë jetës jetë i dhuron ti!
Sfiduesja më e madhe e dhimbjes,
O trëndafil i bukur rozë!
Ke sy dhe zemër luaneshe
dhe pse nuk ke krahë muskulozë.
Qëndresë me aq shije krijuar,
me më të hijshmen bukuri.
Je krah i ngrohtë, më i miri shok,
në ditë të mira a fatkeqësi.
Ti - buzëqeshja skaj më skaj qiellit,
Pa ty kjo botë s'do kish kuptim.
Më e ndritshme se shkelqimi i Diellit,
E dhembshur gjer në vetëmohim.
Loti i derdhur syve të tu
Është plagë në zemër të Perëndisë.
Kur je e lumtur rrit bij të mençur,
Kurorë e t'ardhmes së shoqërisë.
Gjithë të pavlerat opinione
me indiferencën tënde ndali.
Nga mendja jote e hollë, e mençur
ka pasur frikë edhe vetë djalli!
Në sytë e tu është e gjithë drita
e kësaj bote pa ndërgjegje,
që zanafillën e vet harron.
Je Ti që mban boshtin e jetës,
Bukuri Hyjnore,
perfaqësuese e vetë Zotit,
që në momentin kur jetë krijon.