Eva Ceca
Hapërimi I Kohës
Hera-herë ti ke shumë për të thënë,
sa... mbetesh në heshtje e futur.
Mendimet rebele gjurmët thellë i lënë,
mes njerëzve, strehuar dhe strukur.
Mendohesh për ditën dhe për jetën tënde
e duket se s'di ku të shkosh.
Një vend aq i dashur s'të vjen dot në mendje,
ku ja vlen, ku mund të qëndrosh.
E si mund të rrish ashtu e stopuar
para jetës, që rend me shpejtësi!
Si lumi kur rrjedh, me dallgë tërbuar,
rrëmbyeshëm me të rend dhe ti.
Rend jeta dhe ikën si dritë e praruar
të merr, të merr, të rrëmben.
Ti kokën kthen pas..., diçka ke harruar...
Por jo...! Ajo më s'të kthen!
Do doje ta ndalje dhe fort t'i bërtisje:
"Prit pak..., rikthehu sërish...!"
Por kokën ul heshtur në vend të një klithje
Minutat shkurtohen dyfish.
Në yjet e qiellit fiksuar vështrimin,
diku në hapësirën pa emër.
Dhe shiu i kohës s'e ndal hapërimin,
si lot pikon drejt e në zemër.
sa... mbetesh në heshtje e futur.
Mendimet rebele gjurmët thellë i lënë,
mes njerëzve, strehuar dhe strukur.
Mendohesh për ditën dhe për jetën tënde
e duket se s'di ku të shkosh.
Një vend aq i dashur s'të vjen dot në mendje,
ku ja vlen, ku mund të qëndrosh.
E si mund të rrish ashtu e stopuar
para jetës, që rend me shpejtësi!
Si lumi kur rrjedh, me dallgë tërbuar,
rrëmbyeshëm me të rend dhe ti.
Rend jeta dhe ikën si dritë e praruar
të merr, të merr, të rrëmben.
Ti kokën kthen pas..., diçka ke harruar...
Por jo...! Ajo më s'të kthen!
Do doje ta ndalje dhe fort t'i bërtisje:
"Prit pak..., rikthehu sërish...!"
Por kokën ul heshtur në vend të një klithje
Minutat shkurtohen dyfish.
Në yjet e qiellit fiksuar vështrimin,
diku në hapësirën pa emër.
Dhe shiu i kohës s'e ndal hapërimin,
si lot pikon drejt e në zemër.